Surprise Me!

Dosja e antimafias, Igli Tare dhe vëllai i tij dyshohen se fshihen pas kompanisë ‘TOP BAST’

2018-11-15 37 Dailymotion

Ish-lojtari e kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare që aktualisht është drejtor sportiv i ekipit të Lazios në kampionatin italian të futbollit, së bashku me vëllanë Genti Tare dyshohet se fshihen pas kompanisë ?TOP BAST? në Shqipëri. Kompania në Tiranë është në emrin e Ermal Bajramit, i cili rezulton se ka 100% të aksioneve, dhe ne se pronarët e vërtetë sipas prokurorise antimafia dyshohet se janë vëllezërit Tare. Megithate mbi ata drejtesia italiane nuk ka ngritur asnje akuze.

Dyshimet dalin pas zbulimit te një materiali nga antimafia italiane mbi një organizatë ndërkombëtare të specializuar në lojërat e fatit dhe basteve, e cila pas një hetimi të gjatë të Guardia di Financa u finalizua dje me arrestimin e 68 personave (mes tyre edhe disa bosa mafioze) në disa qytete italiane dhe sekuestrimin e 1 mld eurove, ndërsa del edhe emri i Shqipërisë.

Por çfarë lidhje kanë vëllezërit Tare me këtë histori?
Mes 68 të arrestuarve në Itali jane edhe Fabrizio Gerolla dhe Francesco Martiradonna, ky i fundit pjesë e një klani mafioz në Bari i cili ka tentuar në vitin 2015 që të blejë kompaninë ?Top Bast? të vëllezërve Tare. Martiradonna kishte planifikuar një takim me Genti Taren në Bari në 8 janar 2015.

Sipas antimafias italiane ?Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabrizio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqeri bastesh të drejtuar nga vëllëzerit Tare, me 400 pika në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t?u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 milionë lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Ne fakt rezulton - shkruan prokuoria italiane - qe shoqëria është në pronesi e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios. Ky fakt vërtetohet nga një email të datës 20 nëntor 2014 me të cilat Fabrizio Gerolla tregon Francesco Martiradonna që është i kontaktuar nga Genti Tare me të cilin duhet të takohej, por që para takimit duhet të hartonin planin e transaksionit: Idea ishte që kompania Bet 1128 (prona e Martiradonna) duhet të regjistronte një degë në Shqipëri, Martiradonna duhet të blinte 50% e aksioneve të Top Bast dhe ndërkohe disa nga pikat e basteve të Top Bast do kalonin nën një brand të ri me emrin e Bet 1128?.

Buy Now on CodeCanyon