Surprise Me!

Jep dorëheqjen zv.ministri i Arsimit Muka, letër Ramës: S’pajtohem me modelin e punës në MASR

2018-11-15 4 Dailymotion

TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen mesditën e kësaj të enjteje, zëvendës ministri i Arsimit, i emëruar 2 javë më parë, Taulant Muka. Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar dorëheqjen që Muka i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama, ku thotë se për arsye etike, morale dhe profesionale, largohet nga ky post ministror. Muka falënderon Ramën për besimin e dhënë dhe thotë se kjo dorëheqje është e parevokueshme. Shqiptarja.com kontaktoi me Taulant Mukën, por ish-zëvendës ministri nuk pranoi të japë hollësi lidhur me arsyet për të cilat vendosi të japë dorëheqjen.<br /><br />?I nderuar z. Kryeministër,<br /><br />Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë?-thuhet në letrën e Mukës.

Buy Now on CodeCanyon