Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Partizani", në Elbasan.

Policia thotë se në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthim-granate-ne-nje-lokal-ne-elbasan-plagoset-rende-pronari