ELBASAN- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në lagjen "Partizani", ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.

32-vjeçari, Albert Alterziu, ndodhej në ambjentet e lokalit kur është hedhur granata e dorës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Mësohet se 32-vjeçari në moshë minorene ka qënë i dënuar për një vrasje, ndërsa në 2013 ka qënë plagosur me thikë.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon mbi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani", Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.