Surprise Me!

Ora News - Sekuestrohen armë dhe drogë në Tiranë, dy në pranga

2018-11-16 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekuestrohen dy armë zjarri "pistoleta", një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak

Arrestohen në flagrancë dy persona.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar ?CLEANER? ku u kapen në flagrancë shtetasit:

- Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë.

- Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tirane, është grumbulluar informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi, në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e ?21 Dhjetorit?, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si ?Heroinë? me doza.

Në bazë të këtyre informacioneve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të "21 Dhjetorit" në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Gjatë kontrollit, shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacioneve dyshohej se kishte armë zjarri, dhe nga kontrolli i kryer, iu gjetën një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë cannabis sativa, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj, iu gjet një pushkë sportive me dylbi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

- 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit ?Heroinë? dhe një dozë ?Cannabis Sattiva?

- një peshore elektronike - 1 armë pistoletë me mulli

- 1 arme zjarri pistoletë Zastava

- 12 fishekë

- 5 kapsolla detonatore me fitil

- 1 fitil zjarr përcjellës

- një sasi e vogël lënde eksplozive

- 1pushkë sportive me dylbi

- 140 mijë lekë të reja

- 1 automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi

- 5 aparat telefoni celular

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ?Prodhimi dhe shitje lëndëve narkotike në bashkëpunim? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive? të parashkuar nga nenet 283/2, 278/2,3,4, 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-arme-dhe-droge-ne-tirane-dy-ne-pranga

Buy Now on CodeCanyon