Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Së shpejti qeveria shqiptare do të hapë ankandin për kërkimin e naftës në det. Ministri Damian Gjiknuri e deklaroi këtë fakt gjatë një aktiviteti për zhvillimit e sektorit detar.Ndër të tjera kreu i infrastrukturës u shpreh se në vëmendje janë edhe zhvillimi i infrastrukturës portuale me PPP duke sjellë në vëmendje projektin për portin e Karpenit

Kompani të ndërkombëtare kanë shprehur interes për kërkimin e naftës në det. Ministri Damian Gjiknuri gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për zhvillimin e sektorit detar u shpreh se shumë shpejt do të hapet ankandi për këtë proçes, i cili po gjen zhvillim edhe në rajon

Gjiknuri: Shumë shpejt Shqipëria do të hapë dhe ankande për eksplorimin e naftës. Ka interes nga kompani të mëdha ndërkombëtare për eksplorimin në det.

Gjiknuri deklaroi se qeveria ka në vëmendje edhe zhvillimin e infrastrukturës portuale e cila do të realizohet kryesisht me anë të PPP.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-hap-se-shpejti-ankandin-kerkimin-e-naftes-ne-det