Surprise Me!

Ora News - Meta dekreton Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm, ja pse s'e dekretoi herën e parë

2018-11-17 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi të premten në mbrëmje (16 nentor) Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm.

Dekretimi është bërë në limitet e fundit të afatit kohor, duke hedhur firmën e tij 3 orë para përfundimit të afatit.

Arsyeja pse nuk e dekretoi heren e pare

Kreu i shtetit shpjegoi në një intervistë për Zona e Lirë se statusi i ushtarakut të Sandër Lleshajt ishte arsyeja kushtetuese që e detyronte atë mos firmoste dekretin.

Ai tha se se nëse propozimin për lirimin si gjeneral të Sandër Lleshajt do t'ia kishin çuar që në fillim, dekretimi do të ishte bërë që herën e parë.

"Dje kam gjetur shkresën zyrtare që bente propozimin për lirimin si gjeneral nga ministria e Mbrojtjes. Nëse do ma kishin sjellë që heren e parë do e kisha bërë. Dekretimi pa lirimin si gjeneral do të ishte shkelje e hapur kushtetuese. Për mua kjo ishte arsye kushtetuese", u shpreh kreu i shtetit.

Dy jave debate

Vendimi për dekretim erdhi pas më shumë se dy javësh debate mes dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Presidencës. Kjo ishte hera e dytë që emri i Sandër Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi. Dekretimi i Sandër Lleshajt u paralajmërua edhe mesditën e sotme, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshit si ushtarak aktiv.

Pas kësaj procedurë, Sandër Lleshaj do të bëjë betimin në Parlament.

Sandër Lleshaj u propozua ministër i brendshëm nga kryeministri Edi Rama në datën 27 tetor, pas dorëheqjes së papritur të Fatmir Xhafajt nga ky post.

Pas mosdekretimit nga ana e Presidentit, kryeministri Rama e emëroi Sandër Lleshajn zv/ministër, por me kompetencat e ministrit.

Tani zyrtarisht, Sandër Lleshaj do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/presidenti-meta-dekreton-sander-lleshajn-minister-te-brendshem

Buy Now on CodeCanyon