Elbasan
Forca e Ligjit në Territor godet në Elbasan

Policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH kontroll në territor për rritjen e parametrave të sigurisë publike

Gjatë kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe nje sasi parash

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shoqërohen për verifikim dhe 8 persona të tjerë.

Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ?Emin Matraxhiu? ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale:
- 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;
- nje pale targa automjeti gjermane
- nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
- një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
- 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
- një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
- një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

- Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;

- Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t'i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ?Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake? parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal.