Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Enver Çapja, 57 vjeç dhe Naim Gjarri, 38 vjeç, janë dy personat e arrestuar sot në Elbasan në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Policia po ashtu ka shoqëruar dhe 8 persona të tjerë për verifikim.

Operacioni policor i kryesuar nga policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH zhvilluan kontrolle në ambjentet e një bar kafe në pronësi të shtetasit Enver Çapja në lagjen ?Emin Matraxhiu?.

Nga kontrollet në biznes u gjetën dhe sekuestruan 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm, një pale targa automjeti gjermane, nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Siç bën me dije policia, gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/operacioni-policor-ne-elbasan-ja-kush-u-arrestua-nga-fisi-capja