Banorët e zonës së Astirit kanë rinisur sot protestën kundër ndërtimit të projektit të Unazës së Madhe që prek shtëpitë e tyre. Banorët kanë protestuar duke bllokuar rrugën dhe duke rënduar qarkullimin e mjeteve. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin: 'Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë', apo edhe 'Shtëpia mbrohet me jetë'. Ata marshuan për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja për të protestuar. Në zone përgjatë gjithë protestës kishte masa të shumta policore të cilët kanë qëndruar në gatishmëri për të normalizuar cdo tension apo situatë problematike. <br /><br />Banorët janë shprehur: ?Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Qeveria edhe mund të na terrorizojë, por ne me trupin e jetën tonë do i mbrojmë banesat.?<br /><br />Një tjetër incident ka ndodhur gjatë protestës kur disa nga banorët janë konfliktuar me një tjetër banor i cili bëri thirrje që mos bllokohej rruga por të ngrihej një përfaqësi për të diskutuar me institucionet shtetërore.