Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, andaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet `80.
Kim Mehmeti: Kur ja boton veprat komplet do të thotë se nuk presin asgjë tjetër më shumë nga ti apo e kanë vërejtur se i je afruar vdekjes dhe thonë të ngutemi se mund të na shkojë pa ja botuar.

Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.

Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.

Kim Mehmeti: Heroina, gruaja, ato nënat tona që unë gjithmonë e ka theksuar se ato janë heroinat që e ndihmuan mbijetësën e shqiptarisë nga ajo anë e kufijve.

Në edicionin e 21 të Panairit të Librit, Mehmeti u vlerësua me çmimin e madh të karrierës. Për të ky nderim është shumë domethënës.
Kim Mehmeti: Ndryshe është vlerësimi kur vjen posaçërisht nga Tirana për ne që jemi jashtë mëmëdheut, ka dimension më të fortë se kur e merr një autor i Tiranës.
Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
Kim Mehmeti: Unë nuk u takoj shqiptarëve që mendojnë se ne nuk kemi lexues, nuk u takoj as shqiptarëve që thonë tek ne ka rënë lexueshmëria, mendoj se te ne ka rënë kualiteti i të shkruarit. Jetojmë në një kohë kur nuk ka aq hapësirë për artin dhe letërsinë në përgjithësi.
Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti. Ai njofton se ka në duar një tjetër roman ku historia e politika janë pjesë e subjektit dhe lexuesit do të njihen se shpejti më të.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kim-mehmeti-rrugetimi-i-vepres-qe-nga-vitet-80