Reshjet e dendura të dëborës në juglindje kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. ARRSH njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, kjo falë punës që është bërë me borëpastrueset të cilat ndodhen prezente në rrugët problematike.

Kështu, në aksin Korçë-Kapshticë janë në veprim 4 borëpastruese, Prrenjas-Qafë Thanë-Lin po punohet me 2 borëpastruese, Pogradec-Qafë Plloçë-Maliq 2 borëpastruese, Maliq-Korçë një borëpastruese. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve ka pasur edhe në aksin Korçë-Voskopojë ku po punojnë 2 borëpastruese. Në këto akse është punuar me intesitet të lartë dhe mësohet se situata është normalizuar.

ARRSH njofton se pavarësisht se reshjet kanë filluar dhe në aksin drejt Qafës së Malit dhe Fushë Arrëzit, kalueshmëria vazhdon normalisht.

ARRSH u ben thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshem gjate udhetimit ne oret e nates dhe ne oret e para te mengjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica per shkak te temperaturave te uleta.