Surprise Me!

Ora News - Munella streha e fundit e Rreqebullit, kërkohet status 'zonë e mbrojtur'

2018-11-18 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona Malore e Munellës mes Pukës e Mirditës ka mbetur streha e fundit e Rreqebullit Ballkanik, një prej specieve të rralla që rrezikohet seriozisht nga zhdukja! Në të gjithë rajonin vlerësohet se kanë mbetur vetem 40 individë të rritur, nga të cilët 6 përllogariet se jetojnë në vendin tonë. Ndaj Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror është vënë në krye të një lëvizjeje për shpalljen e Munellës Zonë të Mbrojtur!

Ky është Rreqebulli i Ballkanit, një prej specieve më të rrezikuara nga zhdukja në Europë.

Në të gjithë gadishullin popullata e tij vlerësohet të jetë më pak se 40 individë të rritur, nga të cilët më pak se 10 jetojnë në territorin e Shqipërisë.

Zona Malore e Munellës në kufirin Pukë-Mirditë, ka mbetur streha e fundit e species së rrallë.

Për herë të parë, Ai i fotografua në vendin tonë përmes kamera kurth në malin e Munellës, në vitin 2011.

Dhe prej asaj kohe Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) është vënë në qendër në një lëvizje për ta mbrotjtur.

Një prej hapave në këtë drejtim është shpallja e Munellës Zonë të Mbrojtur, çka do të siguronte zvogëlimin e presionit human ndaj popullatës së Rrëqebullit dhe rimëkëmbjen e tij.

Nga ana tjetër ku ky status do t?i jepte një mundësi kësaj zone të varfër dhe të neglizhuar të vendit të kishte një alternativë zhvillimi të qëndrueshëm mjedisor dhe social.

Por deri atëherë, dora e njeriut të papërgjegjshëm duket se do të vijojë të dëmtojë habitatin e fundit të Rreqebulli i Ballkanit në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/munella-streha-e-fundit-e-rreqebullit-kerkohet-status-zone-e-mbrojtur

Buy Now on CodeCanyon