Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një atentat me tritol i është bërë Drejtorit të Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Durrësit ku ai banon, pranë stacionit të Trenit dhe mësohet se makina ishte e parkuar.

Mësohet se lënda plasëse ishte artizanale e llojit tritol me telekomandë dhe ishte vendosur poshtë sediljes.

Dyrmishi dhe delegacioni i tij sot kishte planifikuar një vizitë zyrtare në Greqi, ku do të takohej me strukturat e hekurudhës greke.

I kontaktuar nga gazetari i Ora News, zoti Dyrmishi tha se nuk ka asnjë konflikt, por gjithçka dyshon se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në makinë, duke shmangur pasojat.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të hedhur dritë mbi zbardhjen e ngjarjes.

Vetë Dryshmiri është thirrur në policinë e Durrësit për të dhënë deklaratën e tij nëse ka dyshime në lidhje me ngjarjen.

Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e vendosjes së tritolit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Dyrmishi mban postin e drejtorit të Hekurudhave prej rreth një viti. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-eksploziv-makines-se-drejtorit-te-hekurudhave