KORÇË- Bora e dëndur që ka nisur të bjerë në qarkun e Korçës ka lënë pa energji elektrike disa zona.

Probleme me dritat që prej ditës së djeshme ka pasur zona e thellë e Mokrrës në Pogradec dhe zona e Pustecit.

Ndërkohë trashësia e borës në zonën e Dardhës ka arritur në 1 metër, ndërsa në Kapshticë dhe Voskopojë 10 cm.

Prej dëborës, Dardha është e kalueshme vetëm me anë të zinxhirëve, ndërsa zonat e tjera janë të kalueshme.