Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqatat e ish-të Përndjekurve Politikë thonë se kanë zbuluar në Gjirokastër gjurmët e një prej varreve masivë më të mëdhej me viktimat e komunizmit. Sipas tyre, aty janë varrosur bashkë dhjetra deri në qindra persona, të vdekur në burgun famëkeq të "7 Penxhereve" në Kalanë e Gjirokastrës .

Gjurmët e një varri masiv janë zbuluar në Gjirokastër.

Ai ndodhet në këmbët e kalasë brenda të cilës dikur ka funksionuar një prej burgjeve me famëkeqe të Komunizmit.

Këtu janë pushkatuar e varrosur dhjetra deri në qindra të dënuar politikë të diktaturës komuniste përgjatë viteve 1944-1967, kur funksiononte i ashtuquajtur burgu i 7 Penxhereve.

Shoqatat e ish të përndjekurve politike dyshojnë se ai mund të jetë një prej varreve masive më të medhënje të zbuluar në Shqipëri.

Ndaj Nebil Cika nga Gjirokastra apeloi për nisjen sa më parë nga puna për gjetjen e eshtrave dhe identifikimin e tyre

984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6.027 persona janë vrarë ndërsa 34 mijë persona u burgosën gjatë regjimit komunist sipas një raporti të nstitutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjirokaster-zbulohen-gjurmet-e-nje-varri-masiv-te-ish-te-denuarve-politik