Moratoriumi nuk e ka frenuar prerjen e paligjshme të pyjeve në qarkun e Lezhës. Në shumë zona persona të papërgjegjshëm vijojnë të dëmtojnë pyjet, duke sfiduar autoritetet për Mbrojtjen e Pyjeve. Problematika pranohet edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Përgjegjësi i Sektorit të Policisë Pyjore, Aleks Dodaj thotë se ka raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, por duke justifikuar kundravajtësit ai thotë se drutë e prera nuk janë në sasi të mëdha. Ai shton se nuk kanë munguar masat ndëshkimore madje edhe ndaj inspektorëve të bashkive.

Pas vendosjes së moratoriumit nuk ka patur shfrytëzim të madh të fondit pyjor. Janë marrë masa për inspektorët e bashkisë për mosnjoftim të dëmeve të shkaktuara, por edhe ndaj personave që kanë kryer prerje të paligjshme.

Aleks Dodaj, përgjegjës i Sektorit të Policisë Pyjore Lezhë
Dodaj thotë se në çdo rast konstastimi të prerjes së paligjshme të pyjeve është bashkëpunuar me Policinë e Shtetit.

Kur është parë e arsyeshme është vendosur gjobë.

Aleks Dodaj, përgjegjës i Sektorit të Policisë Pyjore Lezhë
Dëmtimi i pyjeve është më prezent në stinën e dimrit, pasi shumë qytetarë e sigurojnë ngrohjen përmes druve të zjarrit që merren në sipërfaqet pyjore.