Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Demalia është kundër dëmshpërblimit me vlerën e tregut të banorëve të Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Në një lidhje me skype për Ora News, Demalia tha se kjo do të ligjëronte banditizmin me pronat në vendin tonë.

Demalia: Jam as pro, as jo. Unë e shikoj në një mënyrë të tillë që jam kundra kompensimit 100% ose me çmimin e tregut që kërkojnë ata, sepse këtu kemi të bëjmë me një paligjshmëri. Më saktë të themi me një vjedhje të pronave që ka nisur pas 1990. Ligjërimi i zaptimit të pronave nga pronarë të cilët kanë ardhur në Tiranë ose në vende të tjera, ka krijuar precedentin e ligjërimit të banditizmit, krimit dhe hajdutllëkut që nuk ndodh në asnjë shtet tjetër.

Njuma: Por është e lejuar plotësisht nga shteti. Ata njerëz kanë investuar për shtëpitë e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/unaza-e-re-demaliaj-jam-kunder-kompensimit-te-banoreve-me-cmimin-e-tregut