Surprise Me!

Ora News - Unaza e Madhe, Kryemadhi: Projekti vjedh paratë e shqiptarëve, nuk do ta tolerojmë

2018-11-20 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestës së banorëve që preken nga projekti i Unazës së Madhe sot i është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhit. Ajo tha se projekti i vjedh paratë shqiptarëve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që kompanitë mos i afrohen banesave të qytetarëve sepse nuk do të tolerohen.

Kryemadhi: Projekti është një projekt që vjedh pronën e shqiptarëve, paratë e shqiptarëve dhe mbi të gjitha tregon që është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe kriminal. Edi Rama ka dy standarde, standartin për klientët e vetë që i mbushin xhepat dhe i përdor për të pastruar paratë dhe standardin e fukarenjve që i nxjerr jashtë.

Ky njeri duhet ta kuptojë se shqiptarët e toleruan me votën. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Agruan Duka etj e toleruan me votë dhe me fjalimet e tij. Po i bëj thirrje atij, Afrim Qendros dhe tre kompanive që janë të lidhura me krimin. Mos guxojnë ti afrohen banesave të qytetarëve.

Sot këta qytetarë nuk kanë për të toleruar, Edi Ramën jo e jo, le të fshihet aty në bunkerin e Surrelit. Këta që guxojnë që mashtrojnë dhe që spostojnë rrugën për të përfituar klientët dhe firmat e ndërtimit që pastrojnë paratë e drogës dhe të shkatërrojnë shtëpitë e fukarenjve, kjo nuk do tolerohet.

Nuk ka njeri që është kundër rrugës, të gjithë jemi pro rrugës. Ky njeri duhet t'i dëmshpërbleje sepse këta njerëz kanë 22 vjet që paguajnë taksa.

Ju bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave të Tiranës, të bëhen suport i grave dhe nënave të Unazës së Madhe.

Ky projekt është projekt shumë i mirë, por është një mashtrim që Rama bën. Para se ai të prishë shtëpitë , të bëjë rreth rrotullimin me të cilin përdhosi simbolet kombëtare dhe pastaj të vijë me zgjerimin e rrugës këtej. Pse e filloi në mes të dimrit këtë gjë? Sepse kjo është strategjia e tij, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Por po i tham Ramës nata më e gjatë është tmerri yt më i madh se nuk do të tolerojë njeri të prishësh shtëpite.

Në kohën që kam qenë unë deputete projekti ka ekzistuar, sic është ky projekti këtu me një rrugë dytësore tre metra dhe me një trotuar që është aktualisht. Pra projekti i vërtetë është e edhe tre metra rrugë për makinat, nuk ka pasur projekt për të kaluar 20 e ca metra. Është mashtrim. Edhe shtrati i Lanës spostohet për të prishur shtëpi dhe jo aty ku toka është bosh.

Në këtë histori, ky është një manipulim sepse kërkon ta fusë në sipërfaqe ndërtimi , për tia marrë njerëzve pa asnjë lekë shtëpitë.

Kjo nuk është çështje zhvillimi, kjo është çështje grabitje. Ashtu siç grabiti çdo gjë, tani do t'i grabisi shtëpitë. Po fillon këtu ku është peri më i dobët, këtu janë njerëzit më të varfër dhe më të këputur, këtu janë njerëzit që janë sulmuar historikisht. Në këtë zonë që ky njeri i prish shtëpitë, janë 150 famije që liqeni i Fierzës i ka mbytur shtëpitë dhe ne nuk i kemi kompensuar akoma.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-kryemadhi-projekti-vjedh-parate-e-shqiptareve-nuk-do-ta-tol...

Buy Now on CodeCanyon