Surprise Me!

Ora News - Rrëfimi i pragtragjedisë në Torovicë: Mendova vajzën, mos shkëmbinjtë ma zunë brenda

2018-11-20 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovice të Lezhës shpëtuan për mrekulli, pasi dy shkembinj të cilët u shkëputën nga mali ranë vetëm 1 metër larg banesës së tyre. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martes, 20 nëntor. Fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Pjesëtaret e familjes Përlleshi tregojnë momentin e ngjarjes, teksa thonë se ndihen mjaft të rrezikuar nga rënia e gureve.

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, tregon duke qarë: "Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s'ka gjë, vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza. Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tragjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të vdekur. Njëra prej viktima ishte vajza e dajës e saj.

Lina Perlleshi: "Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë"

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor u bënë reshjet e shiut të rëna gjata natës, ndërsa gurët ranë pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonin një tragjedi.

Prend Perlleshi: Unë shpëtova por mbase nuk shpëtoj më vonë. Si do të më bëni këtë filmim? Pas tre ditësh ndoshta bien shkëmbinj e më gjeni petull.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfasues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afer situatën. Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi guret që bien nga mali janë një kërcënim serioz për jeten e banoreve.

Soviljan Kosova, administrator i Balldrenit: me çdo situatë reshjesh dhe thatësire ne kemi shkëputje gurësh. Është shumë shumë e nevojshme ndërhyrja.

Vetëm institucionet e specializuara mund të ndihmojnë për të ndaluar tragjeditë, thotë Kosova.

Nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor një vit më parë u aksidentuan per vdekje 3 pjesëtarë të një familje. Shkëmbi që ra nga mali zuri poshtë makinën me të cilin po udhëtonin, ndërsa tragjedi të tilla mund të përsëriten nëse nuk do ketë ndërhyrje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lezhe-dy-gure-bien-nga-mali-ne-torovice-rrezikohet-familja

Buy Now on CodeCanyon