Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është shoqëruar me tensione dhënia e vendimit për të pandehurit e dosjes "Lazarati2" në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Vendimi ishte parashikuar të jepej në orën 12:00 por trupa gjykuese u paraqit në seancë në orën 13:00.

Situata e acaruar nisi në momentin kur u lejua që gazetarët dhe kameramanët u lejuan të hynin në sallën e gjyqit për të ndjekur senacën. Ky vendim acaroi familjarët të cilët hidhnin akuza ndaj gazetarëve se kishin shpifur ndaj të pandehurve.

Më pas trupi gjykues lexoi vendimin i cililinte në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për shumicën e të pandehurve ndërsa vetëm për dy vendosi uljen e dënimit.

Familjarët brenda në sallë kanë hedhur karrige drejt trupit gjykues, ndërkohë të pandehurit kanë shfaqur sjellje agresive brenda kafazit me hekura në sallën e gjyqit .

Situata e acaruar ka vijuar edhe jashtë seancës gjyqësore ku familjarët kanë vijuar t'i ndjekin pas gazetarët duke i kërcënuar dhe ofenduar, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/apeli-nuk-ndryshon-denimet-te-pandehurit-e-lazarat-2-incident-jashte-salles-se-gjyqit