Surprise Me!

Masivi shkembor bie prane baneses

2018-11-20 1 Dailymotion

Pesë pjesëtarët e familjes Përlleshi në Torovicë shpëtuan mrekullisht. Dy shkëmbinj nga mali ranë pranë shtëpisë së tyre.

?Sa jam ulur për të pirë kafe, është tronditur brenda në shtëpi. Një tërmet i paparë. Ju po e shihni këtë ngjarje. Kam dalë jashtë i habitur. Nuk e dija nga të shkoja?, u shpreh Prend Përlleshi.

E zonja e shtëpisë, Valentina Përlleshi, është e terrorizuar. Ajo kujton humbjen e tre jetëve një vit më parë pikërisht nga shkëputja e shkëmbinjve. Një nga viktimat ishte mbesa e familjes së tyre.

?Kisha hallin e vajzës. Thashë se ma zuri me gjithë vajzë brenda dhe kur i pashë që dolën jashtë thashë shyqyr që më shpëtoi vajza. Jemi tmerruar se ne na ka djegur edhe vajza e dajës dhe tani veç t?i shkrijmë ato dreq gurësh që mos të na binë më?, tha Valentina Përlleshi.

Në familjen Përlleshi shkuan edhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë. Administratori i Balldrenit, ku bën pjesë edhe fshati Torovicë, tha se duhet ndërhyrje e specializuar për të zgjidhur situatën dhe kjo bëhet vetëm nga Ushtria dhe Emergjencat Civile.

?Është shumë e nevojshme ndërhyrja nga institucionet e specializuara që mund të japin një rezultat në evitimin e këtyre problemeve?, u shpreh administratori i Balldrenit, Soveljan Kosova.

Në Torovicë numri i shtëpive poshtë shkëmbinjve është i lartë. Banorët luten që gurët të mos i zënë poshtë. Fati i tre jetëve të humbura një vit më parë, i përndjek çdo natë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon