Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pronarët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësohen 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës ofron tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj shfrytëzoi sot Këshillin e Fëmijëve, me nxënësit e të gjithë shkollave të kryeqytetit dhe përfaqësues të UNICEF-it në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, për të sqaruar se banorët që preken nga projekti janë përfitues të paketave sociale.

Ai kërkoi nga banorët që të mos përdoren nga politika dhe vlerësoi qytetarët të cilët i janë drejtuar institucioneve dhe kanë filluar procedurat e shpronësimit.

Veliaj: Nuk ka asnjë arsye pse një për qind e popullsisë të ndërtojë një shtëpi 3 katëshe, ose në disa raste edhe 8 katëshe në tokën e dikujt tjetër, ndërsa prindërit tuaj do të duhet fillimisht ta fillojnë me qira, pastaj të marrin një kredi, pastaj ta paguajnë derisa të rriteni ju, të shkoni në shkollë, e pastaj kur të rriteni ju e të shkoni në punë, të keni mundësi të ndihmoni prapë familjen. Jam shumë i lumtur që nga dje banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot kanë shkuar të regjistrohen për t?u shpronësuar. Ky është një lajm shumë i mirë.

Kryebashkiaku siguroi se falë këtij projekti të qeverisë shqiptare, do të marrë zgjidhje edhe problemi i trafikut në një nga nyjet hyrëse në kryeqytet, ndërsa i cilësoi politikë të vjetër përpjekjet për të penguar projektet zhvilluese në qytet vetëm e vetëm për të përfituar vota.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-lajm-i-mire-qe-banoret-te-unaza-e-re-jane-paraqitur-shpronesimin