Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Sot është afati i fundit siç kanë thënë ata".

Pavarësisht se me këtë deklaratë banorët e Unazës së Madhe kanë deklaruar dhe afatin e nisjes së punimeve, ende është enigmë sesi do të menaxhohet trafiku në një nga akset më të rëndësishme të Tiranës.
Projekti është prezantuar prej kohësh, por ARRSH nuk ka një sqarim sesi do të orientohen automjetet për të shmangur krijimin e një trafiku mbytës.

Vetëm në rrethrrotullimin "Shqiponja", kalojnë të paktën katër mijë makina në orë, ku pjesa më e madhe devijojnë në Unazën e Madhe drejt autostradës Tiranë- Elbasan, apo për të kaluar në aksin pranë Pallatit me Shigjeta.

Një prej mundësive mbetet dhe rruga dytësore Kashar-Tiranë tashmë e mbingarkuar, gjë që nuk jep shumë mundësi zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekti-i-unazes-se-madhe-pa-zgjidhje-trafikun