Surprise Me!

Shumica paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për Tushën, Ulsi Manja: Është nënkryetare e KED

2018-11-20 0 Dailymotion

Maxhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për kreun e ri të KLSH-së. Meta i ka propozuar emrin anëtaren e Gjykatës Kushtetuese dhe njëherazi edhe të KED, Vitore Tusha, e cila ka kaluar me sukses edhe Vettingun.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tushaj, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Sipas tij, për maxhorancën, por edhe shumicën e shqiptarëve, prioritet ka Reforma në Drejtësi, përpara KLSH-së.

Vitore Tusha është automatikisht nënkryetare e KED. Mes krijimit të KED dhe KLSH zgjedhim KED.

Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve
Sa i takon nismës së opozitës për Vettingun në politikë, Manja shprehu edhe njëherë tjetër vullnetin e maxhorancës kundër këtij propozimi. Sipas tij, kontrolli dhe hetimi i zyrtarëve të lartë do bëhet nga dy institucionet që priten të ngrihen, SPAK dhe BKH.

Megjithatë, Manja e lë të hapur si mundësi, nëse Komisioni i Venecias do t'i japë të drejtë opozitës.

Buy Now on CodeCanyon