Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shkëmb i përmasave të mëdha është shkëputur sërish nga mali në aksin rrugor Balldren-Torovicë.

Por fatmirësisht nga incidenti nuk ka të dëmtuar, pasi në rrugë nuk ka pasur lëvizje të automjeteve apo njerëzve në momentin kur ra shkëmbi.

Ky fenomen konsiderohet tejet shqetësues dhe reshjet e shiut prej dy ditësh, kanë përkeqësuar situatën.

Është kërkuar ndërhyrje emergjente në këtë zonë për të krehur gjithë malin Torovicë, pasi shkëmbinj të tjerë rrezikojnë jetën e kalimtarëve por të banorëve të fshatit.

Emegjencat Civile në Lezhë i kanë kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes të reflektojë dhe ndërhyjë për shamangien e ndonjë tragjedie.

Dy shkëmbinj u shkëputën mëngjesin e së martës (20 nëntor) në Torovicë, duke rënë vetëm 1 metër larg banesës së familjes Përlleshi.

Pesë anëtarët e familjes Përlleshi shpëtuan për mrekulli nga shkëputja e shkëmbinjve, por u shprehën se ndihen mjaft të rrezikuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkembi-masiv-bie-nga-mali-i-torovices-ne-rrugen-kryesore