Surprise Me!

Report Tv-'Vetting' edhe për kriminelët/ Arta Marku urdhër vartësve për hetimin e pasurive

2018-11-21 0 Dailymotion

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim që mban datën 20 nëntor të këtij viti për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme, trafik droge, organizata kriminale, korrupsion, etj. Udhëzimi do të jetë në fuqi deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar udhëzimin e plotë.<br /><br />Por si do të funksionojë kjo strukturë e posaçme? Seksioni i posaçëm për hetimin pasuror do të ngrihet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Arta Marku kërkon që prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore përmes burimeve ndryshme, të hapura ose jo; media, zyrat e prokurorive, policia e shtetit, ministria e Drejtësisë, SHISH apo të tjera institucione menjëherë por jo më vonë se dy muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.<br /><br />Prokurorët duhet të kërkojnë informacion për këta persona. Pas marrjes së dokumentacionit prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikqyerjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror. Nëse nga hetimi arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon strukturës së posaçme. Verifikimet për pasurinë do të kryhen në të gjitha institucionet, përfshirë edhe llogaritë bankare.

Buy Now on CodeCanyon