Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri deklaroi sot se rruga Tiranë-Elbasan, ndryshe nga sa u premtua nuk do të përfundojë në fund të këtij viti, por në pranverë të vitit të ardhshëm.

Në fund të shtatorit parlamenti miratoi kredinë për këtë rrugë. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm

Damian Gjiknuri
Gjatë mbledhjes së qeverisë në Elbasan në datë 13 mars të këtij viti, Rama iu drejtua ministrit të Gjiknuri duke e paralajmëruar ?Sot është marrë vendimi që mbaron deri në fund të vitit, ai e ka në dorë vetë?o ta mbarojë, o të mbarojë?, tha Rama. Ndërsa ministri Gjiknuri tha se ?Në fakt vendimin e deklaroi kryeministri dhe ne na mbetet vetëm ta zbatojmë?. Por sot ministri deklaroi se afati i përfundimit të punimeve është shtyrë për në pranverë të vitit tjetër.

Rruga Tiranë-Elbasan u nis nga qeveria 'Berisha' në vitin 2011, por ende edhe sot është e papërfunduar. Për këtë rrugë është akuzuar edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e Ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $.