Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzoi sot Prokurorinë e Krimeve të Rënda se me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka ngrirë prej një muaji dosjen ?339?, prova që sipas saj çon në burg Vangjush Dakon.

Deputeti, Luan Baçi, deklaroi se Vangjush Dako është simboli i masakrës elektorale me të cilën Edi Rama erdhi në pushtet dhe për këtë duhet të arrestohet.

Luan Baçi: Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë. Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.

Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin.

Dosja ?339-a? është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako nuk ka shpëtim! Ai do të arrestohet!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dosja-339-feston-1-mujorin-pd-dako-do-te-arrestohet-nuk-ka-shpetim