Top Story ? Një emision politiko - investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel ? 21.11.2018<br />Gabime dhe gafa pa fund në tekstet shkollore. Vjersha dhe tregime me përmbajtje banale për fëmijët. Gabime të rënda në lëndët shkencore dhe ushtrime të pakuptimta. Fjali të përkthyera keq e që nuk sjellin asnjë kuptim në shqip. Kjo është ajo çfarë ofrojnë sot librat me të cilat fëmijët tanë mësojnë në shkollë. Emisioni Top Story u fokusua pikërisht tek ky problem.<br />Por përse këto tekste nuk hiqen nga qarkullimi dhe nuk kontrollohen nga institucionet përgjegjëse? Top Story solli denoncimet e mësuesve dhe akademikëve të cilët shprehen se e gjitha kjo situatë është pasojë e një klientelizmi mes shtëpive botuese dhe ministrisë së Arsimit. <br />Top Story ka sjellë në vëmendjen e publikut se si libri shkollor në Shqipëri asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e duhur eduktativ dhe shkencor. E kaluara mbart një shije të hidhur për brezat që fëmijërinë e kaluan në një sistem totalitar me tekste ideologjike. Top Story na riktheu mbrëmë vite pas, në kohën kur i këndohej partisë dhe shokut Enver.
