Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Studentët e Universitetit të Tiranës protestuan të enjten për tarifat e larta që duhet të paguajnë. Ata kërkuan rritje të buxhetit për Universitetet publike, por edhe krijimin e një enti botues publik për libra me çmime të lira.

Përgjysmim të tarifave dhe rritje të buxhetit për Universitetet publike, ishin kërkesat që studentët i drejtuan qeverisë në protestën e zhvilluar këtë të enjte para Kryeministrisë.

Stela është një nga të rejat që ngriti zërin për tarifa më të ulëta. Edhe pse në vitin e parë të studimeve ajo ështe e detyruar të punojë për të përballuar gjithë kostot që sjell ndjekja e studimeve te larta ne Tirane.

Stela: 400 mijë lekë, plus librat që kanë një kosto të pabesueshme. Janë libra të cilët ndërrohen për çdo semestër, është e papërballueshme për çdo familje.

Të njëjtat kërkesa u artikuluan edhe nga studentë të tjerë për të cilët tarifat janë tepër të larta për buxhetet e familjeve të tyre.

Studenti: Tarifa studimore është gati e papërballueshme, jo vetëm për mua, por për shumicën e studentëve në gjithë Universitetin e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentet-proteste-tarifat-kerkojne-rritje-te-buxhetit-universitetet