Surprise Me!

Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 13 policë të plagosur, 11 protestues në arrest

2018-11-22 1 Dailymotion

Protesta e banorëve të "Unazës së Re" përpara Parlamentit, ka degjeneruar në dhunë. Zv/ drejtori i Rendit, Dhimitraq Ziu, 12 efektivë policie dhe 3 qytetarë janë plagosur, për pasojë të përplasjeve të vazhdueshme të banorëve të 'Unazës së Re' me efektivët e Policisë. Në protestë, e cila zgjati mbi dy orë, morën pjesë rreth 300 persona, midis të cilëve ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike e ish-trupoja e ish kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj. Për pjesëmarrje dhe nxitje të protestës së agravuar përpara Kuvendit, janë arrestuar 11 protestues.<br /><br />Ndonëse qeveria njoftoi se banesat do të prishen vetëm pasi të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet, banorët e ?Unazës së Re? janë shfaqur ende të revoltuar. Sipas gazetarit të Report TV, banorët kanë hedhur shashka e kapsolla, si dhe janë dëgjuar përgjatë gjithë kohës duke thërritur: "Duam shtëpitë tona", ndërkohë që, përkrah tyre shihet edhe prania e fëmijëve. Ata janë dëgjuar gjithashtu të shprehen: "Do i mbrojme shtepitë me gjak', 'Erion hajde këtu', 'Edvin hajde këtu". "Pas 'Unazës së Re' e ka radhën Shkoza e Paskuqani. Jemi një, nuk tërhiqemi. Duam shtëpitë tona", ka thënë njëri prej tyre. Ndonëse Policia vendosi si masë sigurie kordone, këto të fundit u shkatërruan nga përplasjet e vazhdueshme. <br /><br />Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama theksoi se do të dëmshpërblehen vetëm banesat me leje, por banorët kundërshtojnë duke deklaruar se janë në proces legalizimi. Kjo nuk është hera e parë që banorët e 'Unazës së Re' protestojnë përpara një organi të lartë. Më 15 nëntor, ata protestuan edhe para Bashkisë së Tiranës. Duke hedhur tymuese dhe bomba molotov, ata u përplasën edhe me policinë bashkiake, nga ku mbetën të lënduar 7 efektivë. Sot është dita e 18 e protestës së tyre kundër projektit të ?Unazës së Re?, që parashikon prishjen e banesave të tyre.

Buy Now on CodeCanyon