Kjo punonjëse e policisë u plagos kur një prej kapsollave që protestuesit e Unazës së Re hodhën në drejtim të forcave të rendit para parlamentit, i shpërtheu në dorë.

Ajo humbi dy gishtat e vegjël të të dyja duarve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, siç tregohet edhe në këtë foto të siguruar nga Televizioni Klan.

Protesta degjeneroi në dhunë pak kohë pas grumbullimit të banorëve para parlamentit, teksa në sallë diskutohej buxheti i vitit 2019.

Disa herë protestuesit u përleshën me policinë duke tentuar të çajnë me forcë gardhin e krijuar prej tyre.

12 punonjës të policisë mbetën të plagosur, dy në gjendje më të rëndë. Efektivët e lënduar u dërguan me autoambulancë në spitalin e traumës në kryeqytet. Të plagosur mbetën edhe 3 protestues.

Banorët u mbështetën edhe nga deputetët të partisë demokratike.

Policia njoftoi se 11 protestues u arrestuan të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, goditje për shkak të detyrës, protestë të paligjshme dhe prishje të rendit.

Njëri prej protestuesve u ndalua në ambientet e Spitalit të Traumës.