Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri detyrohen me ligj që të hapin dyert për inspektorët e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për të verifikuar të gjitha lëvizjet e parave të rreth 7 mijë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në sistemin bankar. Bankat janë të detyruara që të vënë në dispozicion të inspektorëve të ILDKPKI të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që mbarin detyrim për të deklaruar pasurinë, për shkak të funksionit publik. Detyrimi parashikohet në projektligjin e depozituar në Kuvend nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati, për ndryshimin e ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë.

Në ligjin aktual parashikohet që banka jep të dhëna vetëm me kërkesë të kreut të ILDKPKI, duke prodhuar shumë pengesa dhe zvarritje në kontrollin e pasurive. Projektligji parashikon që bankat tani duhet t?u japin akses në të dhënat e lëvizjet së parave çdo inspektori të ILDKPKI që është autorizuar nga Inspektori i Përgjithshëm. ?Ky ndryshim vjen si domosdoshmëri e funksionalitetit të sistemit elektronik (online) të deklarimit të interesave private, i cili parashikon ndërveprim me të gjithë institucionet publike dhe private nga të cilat Inspektorati i Lartë, kërkon, merr dhe administron informacion gjatë procesit të kontrollit të plotë dhe/ose hetimit administrativ.

Konkretisht, me anë të mjeteve te komunikimit elektronik, inspektorët e Inspektoratit të Lartë, të ngarkuar me kryerjen e procese të kontrollit, do të kenë mundësi të ndërlidhen me sistemet elektronike të institucioneve publike dhe/ose private, duke ju adresuar kërkesa lidhur me të dhënat e nevojshme për proceset e kontrollit dhe marrjen e informacionit prej tyre. Ndryshimi i parashikuar i hap rrugë institucioneve private për të mos pasur asnjë pengesë ligjore lidhur me komunikimin dhe ndërveprimin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, me inspektorët e autorizuar nga Inspektori i Përgjithshëm për ushtrimin e kontrolleve apo hetimeve administrative?, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit.

Ndryshimet pjesë e luftës kundër korrupsionit
Ndryshimet ligjore vijnë në kuadër të luftës kundër korrupsionit. ?Projektligji vjen si domosdoshmëri e përsosjes se mëtejshme të kuadrit ligjor aktual për të lehtësuar procesin e ngritjes dhe vënies në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, si një mekanizëm i rëndësishëm në forcimin e mjeteve investiguese/kontrolluese të Inspektoratit të Lartë, me impakt të ndjeshëm jo vetëm në luftën kundër korrupsionit në të gjitha kategoritë e zyrtarëve, të cilët kryejnë funksione publike, por edhe në përmbushjen e pritshmërisë qytetare në rritjen e efektivitetit në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike?, sqaron deputetja propozues.