Disa persona u shoqëruan nga Policia e Vlorës pas atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Agron Alushaj.<br /><br />Burimet thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarë në vendngjarje në momentin kur ndodhi shpërthimi. Ende nuk ka të arrestuar. Një pistë është ajo e konkurrencës, pasi 48-vjeçari rezulton pronar i një guroreje në fshatin Drashovicë të Vlorës.<br /><br />Sipas të njëjtave burime, Alushaj ishte në hapat e parë për ngritjen e një pallati në qytetin bregdetar. Këto janë dy pistat që po heton policia. Nga këta të fundit konfirmohet se 48-vjeçari nuk është person me precedent penal.
