Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ndodhet në një moment të rëndësishëm të ristrukturimit të saj, zgjedhjen e drejtuesve të rinj në rrethe. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, tha se ky proces që mbyllet në 3 dhjetor është gjithëpërfshirës dhe synon ta nxjerr këtë forcë poltike të bashkuar për betejen zgjedhore të qershorit.

Prej datës 23 nëntor në zbatim të urdhërit të kryetarit Lulzim Basha, të gjitha degët e Partisë Demokratike, kanë nisur zgjedhejt për drejtuesdit e rinj, për t'i hapur rrugë mbledhjes së kuvendit kombëtarë në 15 dhjetor. Nga Korca, ku të dielën do të zhvillohet procesi zgjedhorë, Sekretrai i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Arben Ristani tha se gara është gjithëpërfshirëse, për ta nxjerrë këtë forcë të bashkuar në betejën e zgjedhjeve vendore.

Ristani: Është një proces gjithëpërfshirës, demokratik, i hapur. Është një proces që duhet të ndodhë sepse e kërkon statusi i PD. Jemi përpara zgjedhjeve lokale, që me shumë mundësi të jenë sëbashku dhe me zgjedhjet e përgjithshme. PD do të shkojë e organizuar dhe më e fortë së pëprara.

Të premtën procesi i zgjedhjeve është mbyllur në disa degë, të cilat nuk kanë sjellë emra të rinj por rikonfirmime. Në Durrës u rikonfirmuar si kryetar Ferdinand Xhaferri, i cili prej më shumë se 1 viti e drejtonte këtë degë si i komanduar.

Në Kamëz është rikonfirmuar Xhelal Mziu. Ndërkohë pritet që si kryetarë të rikonfirmohet edhe deputeti Myslym Murrizi në Lushnje dhe Luan Baci në Fier.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ristrukturimi-i-pd-ristani-zgjedhjet-kryetar-transparente-dhe-gjitheperfshirese