Një furgon doli nga rruga në Nikel të Fushë Krujës dhe shkaktoi dy viktima dhe një të plagosur.

Nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme humbi jetën drejtuesi i mjetit, 75-vjeçari Islam Malaj dhe pasagjerja Lindita Mjekra 49-vjeçe.

Ajo shoqërohej edhe nga djali i saj 10-vjeçar që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të një problemi shëndetësor.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.