Surprise Me!

Marrëdhëniet me Greqinë, diplomati Zeneli: Duhet të jemi me njëri-tjetrin

2018-11-24 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Diplomati dhe ish-amabsadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai tha se Greqia dhe Shqipëria mbeten vende fqinje shumë të mira. Sipas tij shteti grek ka ndihmuar Shqipërinë në proceset integruese.

Bashkim Zeneli: Greqia mbetet një fqinj shumë i mirë i Shqipërisë, një mik i mirë i Shqipërisë. Ne jemi popuj miq. Problemi është që në nuk duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, nga pikëpamja gjeografike apo nga pikëpamja e fqinjësisë. Ne duhet të jemi me njëri-tjetrin. Kjo ka rëndësi sepse Greqia e ka mbështetur Shqipërinë në rrugën integruese. Duhet të dimë jo thjesht të vlerësojmë këtë fakt, por të punojmë përditë, sepse marrëdhëniet e mira duan kohë, duan punë, duan vullnet politik, duan frymë europiane që të ndërtohen. Për tu prishur mjafton një deklaratë ose nga ne ose andej matanë kufirit.

Për të kapërcyer pengesat mes dy vendeve, diplomati Zeneli tha se duhet vullnet politik nga të dyja palët.

Midis dy vendeve duhet të krijohet bindja, të këtë vullnet politik për ti kapërcyer. Popujt tha ai presin nga qeveritë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/marredheniet-me-greqine-diplomati-zeneli-duhet-te-jemi-me-njeri-tjetrin

Buy Now on CodeCanyon