Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paolo. A.,17 vjeç, është një prej banorëve të Astirit që sot u lirua nga gjykata pasi ishte ndaluar në polici për dhunën në protestë para Kuvendit.

Teksa doli sërish këtë pasdite në protestë, për mbrojtjen e banesës së tij, ai tregoi para mediave se është dhunuar fizikisht dhe psikoligjikisht nga uniformat blu.

Siç tregon ai, i mituri është mbajtur nën presion jo vetëm për të hequr dorë nga protesta, por i është kërkuar të identifikojë dhe banorë të tjerë protestues.

Paolo: Ka pasur dhunë fizike dhe psikologjike nga policia. Më morën veç, nxirrnin telefonin dhe foto, më thoshin e njeh këtë, e njeh atë.Jo i thoja. Më gjuanin me shpulla nga qafa dhe faqja.Kam qenë rrugës duke ardhur për shtëpi kur më kanë kapur. Nuk kanë ushtruar dhunë gjatë shoqërimit, thjesht u komunikova që jam 17 vjeç. Tek Drejtoria e policisë pastaj ka qenë komplet gjë tjetër.

Dhunë, futeshin 10 veta. Bënin sikur do më vrisnin. Një person ka qenë që më ka goditur para kamerave dhe kanë qenë dy persona që më kanë goditur tek zyrat e veta. Më kanë goditur në nofull në momentin para kamerave, dhe me shpulla në qafë dhe faqe tek zyrat. Ja thashë dhe avokatit. Një oficer dilte dhe u thoshte lëreni se na prish punë se është i vogël.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, që së bashku me deputetë të tjerë ishin edhe sonte në mbështetje të protestës, tregoi se të shoqëruarit nuk kanë pranuar dhunën para Avokatit të Popullit nga frika.

Basha: Ne ndërhymë, i kërkuam Avokatit të Popullit të hetonte rastin. Si Paolo, ashtu dhe të shoqëruarit e tjerë nuk kanë guxuar të pranojnë para Avokatit të Popullit dhunën.Shikoni si e përdor frikën Edi Rama dhe disa banditë të tij në polici.Kanë rrahur një 17 vjeçar, imagjinoni çfarë ka ndodhur me të tjerët.

Të njëjtën gjë konfirmoi dhe Paolo.

Paolo: Ka ardhur Avokati i Popullit te qelia dhe më ka pyetur, isha në një lloj presioni për 12 orë duken u dridhur sa nuk pata guxim ti thoja që më kanë goditur.Psikologu ka qenë tek komisariati numër 1 dhe ka ardhur një tjetër dhe tek Drejtoria e Përgjithshme e policisë.Ka qenë thuajse inekzistent. Policin që më ka dhunuar e mbaj mend, e kam pasur 2 orë para syve.Po ta shoh, prapë e njoh.

Më thoshin ti je cub, do e paguash. Do dënohesh më e pakta 10 vjet burg.Bëjë provë dhe dil prapë. Ditën që jam dhunuar kam pasur të skuqura dhe një shenjë të nxirë në nofull.Nuk ka pasur njeri ti shohë.

Kreu i PD-së ftoi median të hetojë mbi dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Astirit në polici, por edhe mbi atë që quan projekti i vjedhjes me Unazën e Re.

Një paralajmërim pati edhe për të gjithë policët që kanë ushtruar dhunë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/astiri-ne-proteste-17-vjecari-tregon-dhune-ne-polici-me-gjuajten-ne-nofull-dhe-shpulla-faqes