?Skënderbeu? ka ardhur në Bruksel mbi kalë dhe me flamurin kuq e zi në dorë. Përballë simbolit futurist të Brukselit, Atomiumit, ky hero i rikujton Europës se shqiptarët kanë mbrojtur vlerat dhe identitetin europian te bashkuar. Në këtë mënyrë e presin shqiptarët e Belgjikës këtë vit festën e Pavarësisë, falë grupit dhe shkollës ?Vatra? me mbështetjen e deputetit shqiptar të Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj.

?Është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Belgjikë, por edhe shpresë, pasi siç ka thënë Skënderbeu dhe kjo është edhe moto e Belgjikës: "Bashkimi bën fuqinë?, tha Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar i Brukselit.

Kryebashkiaku i Brukselit, shpreson që Brukseli të bëhet edhe kryeqyteti i shqiptarëve, kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

?Shpresoj që brenda disa vitesh, shqiptarët do të mund të thonë që Brukseli është edhe kryeqyteti i tyre, pasi atëherë Shqipëria do të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne duhet të punojmë për këtë?, tha Philippe Close, kryetar i bashkisë së Brukselit.

Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë pranë BE-së dhe Beneluksit, Suela Janina dhe ai i Kosovës, Bernard Nikaj, së bashku me qindra shqiptarë të Belgjikës.

Tv Klan