IKMT ka nisur aksionin për shëmbjen e banesave që preken nga projekti i "Unazës së Madhe" në Shkozë. Në një postim në faqen zyrtare në ?Facebook?, IKMT ka njoftuar se sot do te shemben 16 objekte me madhësi të ndryshme.<br /><br />?Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme?, shkruhet në njofitmin e IKMT.<br /><br />Unaza e Madhe është pjesë e projektit që prek edhe banesat në "Astir". Në këtë zonë projekti prek rreth 317 banesa, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë ndërtime pa leje, ndërsa banorët janë ngritur në protesta prej 23 ditësh.
