Për Serbinë më asgjë nuk ka kuptim. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, e ka quajtur Kosovën monstrum politik të Perëndimit që ka humbur çdo kuptim dhe vendimet e saj si të vetmet në botë.

Reagimi i Daçiç erdhi pas postimit të një fotoje dhe deklarimeve të kryeministrit, Edi Rama, gjatë takimit të dy qeverive në Pejë.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: Ata sot flasin për fshirje kufijsh mes Shqipërisë dhe Kosovës, doganave dhe policisë. Nëse Evropa nuk e sheh se për çfarë bëhet fjalë, kjo është dyfytyrësi. Çfarë bashkëpunimi rajonal mund të ketë me taksa 100 për qind.

Daçiç ka thënë së bashkëpunimi rajonal është shkatërruar dhe ka ironizuar që do të duhej të mbahej një konferencë për rivitalizimin e këtij bashkëpunimi.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: A mund t?i mbajë Rama leksione për bashkëpunim rajonal? Nxjerrin foto bashkë me ministrin me mbishkrime 100 për qind. Nëse e kanë keqpërdorur le të distancohet. Çfarë mendojnë ata se ne do të reshtim se mbrojturi interesat tona sepse kemi frikë nga Haradinaj? Dikush duhet t?i zgjojë nga hipnoza.

Serbia ka nisur të ndihmoj serbët në Kosovë pas taksës ndaj mallrave serbe. Premtimet janë për ndihma të mëdha, por i pari ka arritur në veri shtypi serb.