Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shorti për të përzgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe këtë vit do të hidhet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për të dytin vit radhazi Presidenca dhe Kuvendi e lexojnë ndryshe procedurën që duhet ndjekur duke sjellë kështu sërish refuzimin e Presidentit Ilir Meta për ta hedhur shortin.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kuvendit, Meta shpjegon se ka vakum ligjor për këtë procedurë. Burimet thanë se ai kërkon të ndryshohet ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë ku parashikohet hedhja e shortit.

Ajo që ligji thotë në pikën 3 të nenit 221, të cilës i referohet presidenti është se kandidatët që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe më pas ia paraqesin Presidentit janë Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në kushtet kur këto dy këshilla nuk janë ngritur ende, atëherë nuk ka organ që bën verifikimin. Nga ky arsyetim, Presidenti refuzon të hedhë shortin dhe kërkojë ndryshimin e ligjit.

Nga ana tjetër, parlamenti interpreton se në këto kushte duhet të zbatohet kushtetuta, e cila në nenin 149 d pika 3 thotë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj të cilëve nuk është dhënë asnjë masë disiplinore. Ndaj deri sa të ngrihet KLP dhe KLGJ, detyrat e tyre i kryejnë në mënyrë të kufizuar organet aktuale, Këshilli i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Datat e përcaktuar që Presidenti të hedhë shortin janë 1-5 dhjetor. Pas kësaj shorti do të hidhet nga Kuvendi jo më vonë se data 10 dhjetor. Mandati i KED është 1 vjecar dhe fillon nga 1 janari i çdo viti.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi kyç për zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese dhe Inspektorit të lartë të Drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-nuk-hedh-shortin-ked-ia-kalon-kuvendit