Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, të cilat i drejtohen tregut të gjerë.

Gjithashtu nxitet të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzohen produktet me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë.

"Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet" thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në të gjitha rrugët e mundshme rastet e tregtimit apo përdorimit të lëndëve plasëse, atyre shpërthyese dhe mjeteve piroteknike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nderpritet-importi-dhe-tregtimi-i-lendeve-plasese-e-piroteknike