Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri për akuzën e ?Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtesisë". Për gjykim është çuar edhe biznesmeni Namik Spahiu. <br /><br />Gjyqtarët akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid ? Barcelona. Sipas Prokurorisë, gjyqtarët janë sponsorizuar në udhëtimin jashtë vendit nga biznesmeni durrsak, Namik Spahiu, në një kur ai ishte në një proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga tre gjyqtarët e Apelit.
