Surprise Me!

Pa Gjurmë- Perballja live e shkodranit me ish nusen që u martua me pakistanezin ne Zvicër.

2018-11-27 1 Dailymotion

DT 27 NENTOR PJESA E DYTE Rikthehet në studion e ?Pa gjurmë? historia e Elton Beqirit, babai nga Shkodra që kërkon dy fëmijët e tij pas ndarjes me Remzijen. Remzija u largua në Gjermani dhe më pas u martua me një pakistanez, ndërkohë që Eltoni, kërkon fëmijët e tij. (LEXO KËTU).

Mbrëmjen e sotme, në ?Pa gjurmë?, ka folur tezja e Remzijes, e cila ka thënë se Eltoni e ka dhunuar, ndërkohë që mamaja e Eltonit, dhe vetë ai, kanë mohuar këto deklarata.

Diskutimet në studion e "Pa gjurmë":

Tezja e Remzijes, Vildana Dibra: Eltoni ishte i dhunshëm, luante kumar. Ajo e ka denoncuar në polici disa herë. Mbulohej disa herë në trup nga shenjat e dhunës. Asaj i vinte keq se e kishte babain e fëmijëve. Prishte ndihmën sociale në bixhoz. Kur e gjente pjatën bosh, e dhunonte atë dhe fëmijët.

Mamaja e Elton Beqirit: Ku ishe ti kur djali dhunonte mbesën tënde? Sa e sa herë, edukatorja e kopështit thoshte se fëmijët vijnë në kopësht pa ndërresa? Sa turp. Sa herë i shkoja tek nëna e saj, duket se ajo se do më djalin tonë. S?është mirë e ëma kurrë.

Vetë Eltoni është shprehur se nuk e ka dhunuar, dhe se merrte para nga fondacionet private pa i treguar asgjë.

Elton Beqiri: Ka shkuar ka marrë lodra për fëmijë. Nuk është detyruar kurrë të marrë gjë për fëmijët. S?ka patur kurrë nevojë të ikte. Ajo ka ikur nëpër fondacione se i paguanin kopështin e fëmijës, ne s?na ka treguar gjë. Unë kërkoj fëmijët e mi.

Ndërkohë që në lidhje telefonike gjatë emisionit ka ndërhyrë edhe kushërira e Remzijes, e cila ka thënë se ishte e dhunuar.

Kushërira: Ajo ishte e dhunuar, të flasim të drejtë. Të gjithë e dinë sesa e ka dhunuar. Si mund të flasë zonja ashtu? Nuk kam pse e bëj publik. Jam vajza e xhaxhait të Remzijes, Denada.

Buy Now on CodeCanyon