Sërish rrezikon të përmbytet rruga që lidhë Gjirokastrën me pjesën tjetër të vendit. Reshjet e shumta të rëna gjatë tre ditëve të fundit kanë bërë që liqeni i Viroit në Gjirokastër të fryhet dhe nga momenti në moment pritet të dalë në rrugë duke e bllokuar aksin kryesor Gjirokastër ?Tepelenë.<br /><br />Emergjencat civile janë në monitorim të vazhdueshëm të kësaj zone dhe nëse do të ketë shtim të reshjeve dhe dalje të ujrave në rrugë atëherë është e detyrueshme bllokimi i rrugës.
