Dy banesa të tjera që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe u prishën mëngjesin e kësaj të marte nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia e Tiranës. Këto ndërtesa ishin pa asnjë lloj dokumentacioni dhe të ngritura mbi kolektore.

Më herët pronarët e këtyre shtëpive të ndihmuar edhe nga punonjës të Bashkisë janë shpërngulur për në banesat sociale në Shkozë, të kompletura nga Bashkia .

Kryebashkiaku ritheksoi edhe njëherë se puna për ndërtimin e unazës nuk do të ndalet, por paralelisht do të bëhet edhe plotësimi i të gjitha nevojave sociale për familjet që preken nga ky projekt. Pesëdhjet prej banesave u pajisën me të gjitha elektro-shtëpiaket e nevojshme.

?Për ta është një fillim i ri, edhe për qytetin është një fillim i ri. Ideja është që edhe rruga të bëhet, por edhe të gjitha nevojat sociale të përmbushen?, tha Veliaj.

Pasi inspektoi ecurinë e pajisjes së banesave sociale me pajisjet e nevojshme, kryebashkiaku i Tiranës i ka mbledhur edhe në Bashkinë e Tiranës një përfaqësi të banorëve të zonës së ?Astirit? ku i sqaroi për mënyrën e shpërblimit.

Vendimin e banorëve të Unazës për t?u transferuar në Shkozë e ka përshëndetur edhe Kryeministri Rama. ?Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit, banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes?, shkruan Rama në Twitter.

Tv Klan