Surprise Me!

Ruseti: Kushte përjashtuese për banorët e Unazës

2018-11-28 2 Dailymotion

Të gjithë banorët, objektet e të cilëve janë pa dokumente dhe preken nga projekti i unazës së madhe, mund ti mbajnë banesat sociale pa afat kohor. Në një intervistë për TV Klan, Drejtoresha e e Përgjithshme e Shërbimit Social në bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti tha se në këtë rast do të ndiqet një kusht përjashtues në bazë të kushteve social ekonomike të familjes.

Anisa Ruseti, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social, Bashkia Tiranë: Në këtë rast do të shkojmë me përjashtim pasi këto janë familje që preken nga një projekt madhor sic është ajo e unazës së rë. Ashtu sic qeveria ka shkuar me një VKM përjashtuese për 3 vite bonus qeraje, pavarësisht kushteve ekonomike apo hipotekat e qytetarëve, edhe bashkia e tiarnës ka vijuar me kushte përjashtuese për të gjitha familjet që do të akomodohen në banesat sociale. Ato do e përfitojnë këtë pa afat por me miratimin e këshillit bashkiak.

Ruseti thotë se falë një kontrate me Bashkinë e Tiranës, familjet mund ti mbajnë banesat sociale përgjithmonë.

?Qëllimi jonë është që për ato që nuk u ndryshojnë kushtet sociale ekonomike kontrata jonë të jetë e përhershme për banesat sociale?.

Ndërsa ata banorë që zgjedhin bonusin e qerase, përveç se mund ta marrin shtëpinë në cilën zonë e duan, pas 3 viteve mund të aplikojnë për banesa sociale apo edhe kredi të buta nga Bashkia Tiranë.

"Do përfitojnë banesa sociale, apo edhe programe afatgjata që së bashku me qeverinë të përfitojnë këto grupe, me kredi të buta apo edhe në zona të cokatura zhvillimore".

Deri tani 8 familje janë zhvendosur në apartamentet e banesave sociale në Shkozë, ndërsa janë mobiluar me pajiste elektroshtëpiake edhe 7 banesa të tjera për të banorët që preken nga projekti i unazës së madhe, punimet e të cilës prekin segmentin nga pallati me shigjeta drejt sheshit shqiponja.

Buy Now on CodeCanyon