Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën atmosferën e festës së pavarësisë dhe simboleve kombëtare, banorët e Astirit kanë nisur të mblidhen në protestë në mbrojtje të banesave të tyre nga prishja për projektin e Unazës së Re.

Ata kanë shpalosur një banderolë me një flamur të madh kuq e zi., teksa kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në dy akset e rrugës.

Deputetët e PD-së kanë dalë sërish në mbështetje të tyre.

Klevis Balliu: Jo vetëm nuk i ka legalizuar, por kërkon dhe t'ua prishë. Protesta tek Unaza i vuri lakun në fut kësaj qeverie dhe u çorri maskën. Kjo protestë armik ka korrupsionin. Çdo qytetar duhet tu bashkohet këtyre banorëve. Edi Rama ka vjedhur 40 milion euro dhe ato para nuk i jep mbrapsht.

Këtu do të vazhdohet, do të qëndrohet derisa të rivihen në vend institucionet e shtetit, ligjet e këtij vendi. Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për ti përçarë, për të vënë dy-tre tulla në rrugë për të dhënë idenë se këtu është mbyllur protesta dhe do bëhet si duan ata, janë qesharake. Protesta vazhdon, PD do vazhdojë ta mbështesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-e-astirit-protestojne-me-flamurin-kuq-e-zi